Uncategorized
Partia Socialiste fillon me procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi se ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat për vendimin e presidentit, Ilir Meta, për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Në kërkesën e Ballës dërguar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, thuhet se vendimi i Metës është “një akt absolutisht i pavlefshëm, i marrë në anashkalim të kompetencave të institucionit të Presidentit dhe në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike”, përcjell albinfo.ch
Sipas Ballës, vendimi i presidentit synon të pengojë në mënyrë të kundërligjshme realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Partia Socialiste pritet të votojë këtë të enjte në Parlament rezolutën për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit