Lajme
Partia ekstremiste gjermane AfD përjashtihet nga grupi i Parlamentit Evropian
Të gjithë anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” janë përjashtuar nga grupimi politik i djathtë ”Identiteti dhe Demokracia” (ID) në Parlamentin Evropian, deklaruan disa nëpunës.
Marco Zanni, kreu i grupit ID, bëri një kërkesë për të përjashtuar nëntë anëtarët e AfD-së pas titujve negativë për partinë në javët e fundit, përfshirë kandidatin kryesor të AfD-së në zgjedhjet evropiane të qershorit, Maximilian Krah.
”Vendimi vjen pas një serie incidentesh që përfshijnë Maximilian Krah dhe, si rrjedhojë, delegacionin gjerman të grupit dhe ndikimin e tyre në reputacionin e grupit”, thuhet në tekstin e mocionit të dëbimit të AfD.
Krah u kritikua ashpër nga opinioni publik pas komenteve të tij se jo të gjithë anëtarët e Schutzstaffel (SS) ishin kriminelë.
SS ishte një organizatë e madhe paraushtarake nën Adolf Hitlerin dhe Partinë Nacional-Socialiste.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?