Lajme
Partia e Vuçiqit raportohet se ka fituar 46.6 për qind të votave
Sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave, që nënkupton 129 ulëse në Parlament.
Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23 për qind të votave apo 63 ulëse dhe në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, me 23 për qind të votave apo 63 ulëse, përcjell REL.
Pragu për hyrje në Parlament është 3 për qind.
Presidenti Vuçiq ka thënë se partia e tij është rritur për 10 për qind, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa ka pretenduar se partia e tij ka fituar edhe në Beograd, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, anëtare e Partisë Përparimtare Serbe, e ka shpallur fitoren e parties teksa ka hedhur poshtë deklaratat e mediave, opozitës dhe organizatave joqeveritare për parregullsi në zgjedhje, duke i quajtur si “gënjeshtra brutale”.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!