Lajme
Shqiprim Arifit, fitues i zgjedhjeve në Preshevë
Është bërë e ditur se Alternativa për Ndryshim (APN), e udhëhequr nga Shqiprim Arifi, sipas rezultateve preliminare ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës, transmeton albinfo.ch.
Mediat kosovare shkruajnë se Shqiprim Arifi kryeson me 14 këshilltarë, ndërsa në vend të dytë, Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, me 9 këshilltarë. Ardita Sinani me PVD ka dalë vetëm e treta me 7 këshilltarë.
Sami Salihu me Lëvizjen për Reforma ka marrë 5 deputetë, UDSh 1 këshilltar, ndërsa partitë serbe 2 këshilltarë.
Ky rezultat është nga numërimi i 95 për qind e votave. Pjesa prej 5 për qind e votave janë bllokuar, pasi ka fakte qe ka pasur parregullsi gjatë votimit. Nëse kjo zyrtarizohet, atëherë zgjedhjet mund të përsëriten në dy njësi.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?