Lajme
Partia e ekstremit të djathtë fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë, sipas sondazheve, Macron në vendin e tretë
Partia e ekstremit të djathtë të Francës, “Tubimi Kombëtar”, sipas sondazheve po udhëheq raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare me rreth 33% të votave.
Anketuesit IFOP, Ipsos, OpinionWay dhe Elabe zbuluan se koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor u pa në vendin e dytë me rreth 28.5%, shkruajnë mediat e huaja. Blloku qendror i Presidentit aktual, Emmanuel Macron, ishte në vendin e tretë me 20.5-23%, transmeton albinfo.ch.
Për BFM TV, Elabe tha se “Tubimi Kombëtar” dhe aleatët e tij mund të fitojnë midis 360 dhe 310 vende parlamentare në raundin e dytë të votimit më 7 korrik. Ipsos parashikoi një gamë prej 230-280 vendesh për Frontin Kombëtar dhe aleatët e tij në një sondazh për France Television.
289 vende nevojiten për një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare – Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës.
Ndryshe, Emmanuel Macron thirri zgjedhje të parakohshme legjislative në Francë pas rezultateve katastrofike të partisë së tij në zgjedhjet e BE-së në fillim të këtij muaji. “Tubimi Kombëtar” kundër emigrantëve, i udhëhequr nga Marine Le Pen, kryesoi sondazhin me më shumë se 31% të votave – duke mposhtur partinë qendrore të Rilindjes së Macron, e cila arriti 14.6%.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”