Lajme
Parmelin: Për të pavaksinuarit do të ketë më shumë kufizime
Presidenti federal, Parmelin thekson se personat që janë vaksinuar nuk mund të privohen nga liria vetëm për faktin se disa të tjerë nuk janë vaksinuar ende
Ata që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 duhet të përgatiten të pranojnë kufizime të caktuara për një periudhë më të gjatë kohore. Kështu ka thënë Presidenti Federal Guy Parmelin në një intervistë të botuar sot në “Sonnntagszeitung”.
Konkretisht, rregulli 2G në sektorin e kohës së lirë mund të duhet të qëndrojë më gjatë. 2G do të thotë që qasja, në lokale të ndryshme si për shembull në restorante, lejohet vetëm për personat e vaksinuar dhe ata që kanë dëshminë se janë shëruar nga korona.
Deri më tani, Këshilli Federal nuk ka miratuar ende përfundimisht një rregull të detyrueshëm 2G, por ia ka propozuar atë kantoneve, transmeton albinfo.ch.
Në intervistë, Parmelin thekson më tej se personat që janë vaksinuar nuk mund të privohen nga liria vetëm për faktin se disa të tjerë nuk janë vaksinuar ende.
Dhe nëse masat e fundit nuk sjellin relaksim, a do të mbyllen të pavaksinuarit? “Ne duam të parandalojmë një bllokim sa kohë që kjo të jetë e mundur” është shprehur Parmelin për gazetën.
“Duhet të vaksinojmë, të vaksinojmë, të vaksinojmë. Ata që absolutisht nuk duan të vaksinohen, do të infektohen”, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal do të marrë masa vetëm nëse ekziston rreziku i mbingarkesës së spitaleve në të gjithë Zvicrën.
Edhe pse vaksinimi po çalon, ai nuk e dëshiron vaksinimin me detyrim, ka thënë më tutje Presidenti Federal.
“Ne duhet të bindim njerëzit që të vaksinohen. Por edhe të pavaksinuarit duhet të jenë të vetëdijshëm se në fakt është një akt solidariteti që të vaksinohen tani. Dhe nëse ende nuk duan të vaksinohen, duhet të pranojnë se disa aktivitete mund të mos jenë të mundshme përkohësisht për ta”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati