Lajme
Parmelin në fjalimin e 1 Gushtit: “Shpresoj se më e keqja ka mbaruar”
"Pandemia ka nxjerrë jashtë ekuilibrit shumë njerëz", ka theksuar presidenti. Por ai ka shtuar se shpreson që më e keqja ka mbaruar
Presidenti Federal Guy Parmelin ka mbajtur në mbrëmjen e të shtunës, në Herzogenbuchsee të Bernës një nga katër fjalimet tradicionale të 1 gushtit, festës kombëtare të Zvicrës.
Ai me këtë rast ka vlerësuar guximin, solidaritetin dhe besimin me të cilin Zvicra po shikon drejt së ardhmes. Kjo formulë është provuar dhe testuar për 730 vjet, është shprehur Parmelin, shkruan albinfo.ch.
“Pandemia ka nxjerrë jashtë ekuilibrit shumë njerëz”, ka theksuar presidenti. Por ai ka shtuar se shpreson që më e keqja ka mbaruar dhe bashkë me të edhe koha e kufizimeve në vlerat thelbësore.
Presidenti Federal me këtë rast ka falënderuar punonjësit e shëndetit që ishin vazhdimisht në detyrë. Por jo vetëm ata: Parmelin ka vlerësuar lartë edhe zjarrfikësit që kanë punuar pa u lodhur gjatë stuhive që kanë prekur Zvicrën javëve të fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha