Lajme

Zvicra ashpërson masat ndaj refugjatëve konfliktuozë nga Eritrea

Nisma parlamentare është justifikuar kryesisht nga konfliktet që herë pas here po përshkallëzojnë në dhunë, midis grupeve të Eritresë në muajt e fundit, në Zvicër

Të huajt te cilët duke qenë në Zvicër mbështesin dhunshëm regjimin në vendin e tyre prej nga kanë ikur duhet të trajtohen më ashpër. Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Dhoma Nacionale ka votuar gjithashtu një propozim përkatës.

Në të ardhmen, për një arsye të tillë dikujt duhet t’i hiqet statusi i refugjatit, transmeton albinfo.ch. Nisma parlamentare është justifikuar kryesisht nga konfliktet që herë pas here po përshkallëzojnë në dhunë, midis grupeve të Eritresë në muajt e fundit, në Zvicër .

Një pakicë në Dhomën Nacionale argumentoi se heqja e statusit të refugjatit ishte e mundur edhe në kushtet aktuale dhe se sjellja e dhunshme tashmë mund të ndëshkohej, raporton srf.ch.

Azilkërkuesit nga Eritrea të cilëve u refuzohet strehimi në Zvicër duhet të kthehen në atdheun e tyre nëpërmjet një vendi të tretë. Pas senatit (Dhomës së Kantoneve), këtë e dëshiron edhe Dhoma Nacionale, e cila ka votuar mocionin përkatës.

Për momentin, njerëzit e refuzuar nga Eritrea nuk mund të kthehen në atdheun e tyre sepse Eritrea refuzon ta bëjë pranimin e tyre, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal tani duhet të negociojë një marrëveshje me vendet tranzit, të cilat më pas do të pranojnë refugjatët e refuzuar.

Arsyetimi për mocionin ishte se eritreanët e refuzuar shpesh vareshin nga ndihma urgjente nëse do të qëndronin në Zvicër. Përveç kësaj, azilkërkuesit e tjerë do të trajtoheshin në mënyrë të pabarabartë.

Këshilli Federal duhet të fillojë negociatat me Eritrenë për një partneritet migracioni ose një marrëveshje migracioni. Për këtë kanë votuar pozitivisgt të dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës.