Uncategorized
Për shkak të agresionit rus, Parlamenti ukrainas ndalon muzikën nga Rusia
Përjashtime do të ketë por ato do të vlejnë vetëm për ata artistë rusë që kanë dënuar publikisht pushtimin rus të Ukrainës
Parlamenti ukrainas, me një vendimtë marrë dje, ka ndaluar emetimin publik të muzikës së artistëve me shtetësi ruse.
Ligjvënësit më të lartë kështu kanë miratuar projektligjin përkatës me një shumicë prej dy të tretash të dielën, ka raportuar deputeti Yaroslav Zheleznyak në kanalin e tij Telegram, shkruan srf.ch.
Arsyetimi për ligjin thoshte se “produkti muzikor i shtetit agresor (Rusisë) mund të ketë një efekt në disponimin separatist të popullatës”, transmeton albinfo.ch. Muzika ruse synon ta bëjë më tërheqës adoptimin e një identiteti rus dhe kështu dëshiron dobësimin e shtetit ukrainas, thuhet më tutje në tekst.
Përjashtimet vlejnë vetëm për ata artistë rusë që kanë dënuar publikisht pushtimin rus të Ukrainës. Për këtë do të ketë një listë të veçantë përjashtimesh nga shërbimi sekret ukrainas, SBU.
Në të njëjtën kohë u ndalua plotësisht importi dhe shpërndarja e librave dhe produkteve të tjera të shtypura nga Rusia, Bjellorusia dhe territoret e pushtuara nga Rusia. Librat nga Rusia i janë nënshtruar censurës që nga viti 2016.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit