Lajme
Të gjithë kundër SVP-së: Zvicra duhet të jetë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është në interes të Zvicrës dhe në përputhje me neutralitetin, ka thënë presidenti Ignazio Cassis
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është shprehur vendosmërisht kundër heqjes dorë nga kandidatura e Zvicrës për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dhoma e Madhe ka hedhur poshtë qartë një mocion nga SVP me 125 vota kundër 56 pro dhe 8 abstenime.
Përveç grupit parlamentar të SVP-së (komplet), vetëm disa përfaqësues të Qendrës ndjenë një shqetësim të lehtë, transmeton albinfo.ch. Prandaj ata abstenuan nga votimi ose madje ndonjëri edhe u pajtua me kërkesën e SVP-së.
Këshilli Federal, sipas kërkesës së SVP-së duhej të hiqte dorë nga kandidatura e Zvicrës për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ishte kërkesa presidentit të partisë SVP, Marco Chiesa dhe e Dhomës së Kantoneve (senatit), e cila bëri që të enjten të mbahej një seancë e shkurtër e jashtëzakonshme në Dhomën NAcionale të parlamentit, shkruan sda.ch.
“Ju lutem të tërhiqni kërkesën e bërë shumë vite më parë në kohë të shkujdesura. Ajo përfaqëson një rrezik të pallogaritshëm për vendin tonë”, është shprehur Roger Köppel (SVP/ZH). Neutraliteti është sfidues, ka shtuar më tej ai. Duhet guxim për të ushtruar përmbajtje dhe për të mos u rrëmbyer nga “rryma e emocioneve”.
“Duke marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare jo e përhershme në vitin 2023 dhe 2024, Zvicra jo vetëm që do t’i nënshtrohej këtyre strukturave të pushtetit, por gjithashtu do të thyente traditën shekullore të neutralitetit zviceran” ka justifikuar kryetari i SVP-së, Chiesa, kërkesën e tij për heqje dorë.
Me një vend në Këshillin e Sigurimit, Zvicra do të humbiste kredibilitetin në fushën e “shërbimeve të mira” dhe do të detyrohej të mbante qëndrim për çështje komplekse për të cilat Zvicra mund të punonte me më shumë përfitime pa qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Megjithatë, Këshilli Federal dhe shumica e Dhomës Nacionale i kanë parë gjërat krejtësisht ndryshe. Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është në interes të Zvicrës dhe në përputhje me neutralitetin, ka pohuar edhe një herë presidenti Ignazio Cassis. Anëtarësimi i mundëson asaj të punojë në një pozicion me ndikim për paqen dhe sigurinë dhe një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Për një vend të mesëm të orientuar drejt eksportit, kjo ka një rëndësi të madhe, transmeton albinfo.ch. Një vend në Këshillin e Sigurimit do të përmirësonte gjithashtu qasjen në qeveritë e vendeve të rëndësishme të botës dhe do t’i jepte Zvicrës “më shumë zë” përsa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Sipas Këshillit Federal, Këshilli i Sigurimit ka për detyrë të sigurojë paqen dhe sigurinë në botë. Ai nuk është palë në konflikt por siguron respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së, nëse është e nevojshme, me masa të detyrueshme përmbarimore.
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një mundësi për Zvicrën që të forcojë më tej reputacionin dhe besueshmërinë e saj në aspektin e politikës së paqes, përcjell albinfo.ch. Sipas mendimit të Këshillit Federal, tërheqja e kandidaturës do të rezultonte gjithashtu në një humbje të besueshmërisë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit