Shkurt.ch

Parlamenti i Zvicrës, për blerjen e shpejtë të 22 aeroplanëve

Sipas Dhomës së kantoneve duhet të blihen sa më shpejtë 22 aeroplanë luftarakë për 5 miliardë franga

Dhoma e Kantoneve e Parlamentit Zviceran dëshiron që Forcat e Armatosura të Zvicrës sa më parë të pajisen me 22 aeroplanë të rinj luftarakë. Për këtë qëllim dhoma në fjalë është në gejndje të zotojë në maksimum 5 miliardë franga. Vendimi është arritur me një shumicë të ngushtë votash: 18 për dhe 16 kundër.

Ndërkaq Dhoma e madhe ajo federale, e kishte miratuar blerjen e aeroplanëve që më parë, por mbeten disa detaje ku dy dhomat nuk kanë arritur pajtimin. Nga ana tjetër Qeveria Federale pati vendosur që blerjen ta shtyrnte për një kohë të mëvonshme, për shkak të pasigurisë së financimit.

Dhoma e kantoneve po ashtu ka kërkuar që numri i ushtarëve të jetë 100 mijë dhe të mos bjerë në 80 mijë, siç e kishte kërkuar qeveria.

Mirëpo, mënyrën e financimit të aeroplanëve të rinj ashtu si edhe të ushtrisë me numër më të madh ushtarësh, Dhoma e Vogël e Parlamentit të Zvicrës e ka lënë të hapur.