Lajme
Parlamenti i Shqipërisë voton pro ndryshimeve në Ligjin për Diasporën
Miratohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 16/2018 “Për diasporën”, i cili ka për qëllim përditësimin e tij me zhvillimet e fundit të strukturave shtetërore të ngritura për diasporën shqiptare.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për ka nisur funksionimin e saj në janar 2020 dhe ka si mision kryerjen e studimeve të specializuara për historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, siç janë arbëreshët e Italisë dhe Arbanasit e Kroacisë. Këto komunitete të shqiptarëve, të cilët për shkak të veçorive të tyre etnografike, gjuhësore dhe kulturore si dhe faktit që kanë mbijetuar mbi 5 shekuj duke ruajtur vlerat dhe traditat e tyre pa një kontakt të vazhdueshëm me vendin amë, meritojnë një vëmendje të veçantë për kryerjen e studimeve dhe publikimeve.
Ndërsa Komiteti Shtetëror për Diasporën është organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës. Ai drejtohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje 9 anëtarë, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme; ministrin e Brendshëm; ministrin e Financave dhe Ekonomisë; ministrin e Drejtësisë; ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; ministrin e Kulturës; ministrin e Mjedisit dhe Turizmit; ministrin e Shtetit për Diasporën; Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë; Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Drejtorin e INSTAT-it.
Nisur nga qëllimi për forcimin e lidhjes me vendin e origjinës dhe njohjen e gjuhës e kulturës shqiptare Ligji i ndryshuar për Diasporën parashikon gjithashtu dhënien e bursave studentëve nga komunitetet shqiptare të diasporës për të studiuar në universitetet e Republikës së Shqipërisë.
Me propozim të ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, ndryshimet në ligjin për diasporën përfshijnë edhe dhënien e çmimeve kombëtare dhe medaljeve për kontribut të veçantë në ruajtjen, forcimin e lidhjeve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës, promovimin e Shqipërisë në botë dhe përkrahjen e interesave të saj.
Ndërsa ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko, deklaroi sot gjatë seancës se: “Ligji për Diasporën është një ligj i miratuar në këtë Parlament dhe tashmë, falë dhe ndryshimeve të reja që kanë ndodhur në politikën shtetërore për Diasporën vijnë këto propozime. Ka shumë rëndësi që këto propozime u miratuan në Komisionin për Politikën e Jashtme”.
Ai theksoi: “Ka shumë rëndësi që ne të ecim më shpejt përsa i përket politikës tonë shtetërore për Diasporën dhe krijimi i Qendrës së Arbëreshëve është një nga lajmet më të mirëpritura nga komuniteti arbëresh”.
Ligji u miratua në tërësi me 95 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim, do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe nuk parashikon kosto shtesë në buxhetin e shtetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane