Lajme
Parlamenti i Kosovës hap dyert për mërgimtarët
Edhe pse ka mbetur vetëm premtimi që diasporës t’i rezervohen disa vende në Parlamentin e Kosovës, kryetari i legjislativit Kosovar, Kadri Veseli, ka vendosur të hapë dyert për dy ditë për të gjithë mërgimtarët, më 21 dhe 22 korrik 2016. Bëhet fjalë për aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Pritja qendrore organizohet të enjten, më 21 korrik, në orën 11:00.
“Të gjithë bashkatdhetarët, të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në një njoftim për media të Parlamentit kosovar, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?