Lajme
Parlamenti i Australisë miratoi ndalimin e medieve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Australia miratoi sot ndalimin e medieve sociale për fëmijët nën 16 vjeç – pas një debati të fortë – duke u bërë një pikë referimi në mbarë botën me një nga rregulloret më të ashpra që synon kompanitë e mëdha të teknologjisë, sipas “Reuters”.
Ligji detyron gjigantët e teknologjisë Instagram, Facebook, X, Tiktok që të ndalojnë të miturit të futen në këto platforma ose në të kundërtën, do të përballen me gjoba deri në 32 milionë dollarë.
Një provë për mënyrën se si ligji do të zbatohet do të nisë në janar dhe urdhërndalimi do të hyjë në fuqi pas një viti.
Shteti do të krijojë një databazë të dhënash biometrike dhe të dhënash shtetërore, ndërsa llogaritë aktive tashmë duhet të mbyllen.
Projektligji i ri e vendos Australinë si rast unik, por edhe një test global – në krye të atyre shteteve ku qeveritë kanë bërë ligje ose planifikojnë të ligjërojnë kufizim të moshës në mediet sociale – mes shqetësimeve për ndikimin e tyre në shëndetin mendor të të rinjve.
Vende, përfshirë Francën dhe disa shtete të SHBA-së, kanë miratuar ligje për të kufizuar aksesin e të miturve pa lejen e prindërve – por ndalimi australian është absolut.
Një ndalim i plotë i të rinjve nën 14 vjeç në Florida po kundërshtohet në gjykatë me argumentin se cenohet fjala e lirë.
Miratimi i ligjit në Australi shënon një fitore politike për kryeministrin e qendrës së majtë Anthony Albanese – i cili kandidon në zgjedhjet e 2025 mes sondazheve negative për të.
“Ligji u kundërshtua nga mbrojtësit e privatësisë dhe disa grupe të të drejtave të fëmijëve – por 77% e popullsisë e dëshironte atë”, sipas sondazheve të fundit.
E-Diaspora
-
Një delegacion nga Tetova, në Danimarkë Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po qëndron në Danimarkë, atje ku me bashkatdhetarët shqiptarë...
-
Danimarkë: Mërgimtarët shqiptarë festojnë 28 Nëntorin
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i mahnitur nga arritjet e mërgatës shqiptare në Zvicër
-
Ansambli “Vatra” kremton Festën e Flamurit Kombëtar
Jeta në Zvicër
-
A është e drejtë që banorët e huaj të mos kenë më shumë të drejta në Zvicër? Më 24 nëntor votuesit në Basel-City kundërshtuan një propozim për t’u dhënë shtetasve të huaj që...
-
Sa leje pune do të japë Zvicra në vitin 2025?
-
Si mund të merrni një kartë më të lirë të udhëtimit me tren në Zvicër tani
-
Transplantet zvicerane të organeve arritën nivelin rekord në vitin 2023
-
Cyrihu do të testojë shërbimin e automatizuar të transportit publik