Bota

Parlamenti Gjerman vendos: Masakrat mbi armenët kanë qenë gjenocid

Pa u ndikuar nga kritikat e ashpra të qeverisë turke, Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu)  ka miratuar sot një Rezolutë të posaçme për Armeninë.

Me shumicë dërmuese votash, ligjvënësit gjermanë kanë miratuar rezolutën e cila e vërteton se vrasjet masive dhe masakrat e kryera nga ushtria osmane në vitin 1915 ndaj armenëve përbëjnë gjenocid, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch

Rezolutën e kanë sjellë në parlament Unioni (CDU/CSU) SPD dhe të Gjelbrit.