Lajme
Parlamenti Evropian ndihmon Ukrainën me 1.2 miliardë euro
Gjatë seancës plenare në Strasburg, Parlamenti Evropian miratoi një kredi makrofinanciare prej 1.2 miliardë euro për Ukrainën
“Rezoluta, e miratuar me procedurë urgjente, kaloi me 598 vota pro, 55 kundër dhe 41 abstenime”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Parlamentit Evropian.
Vendimi për të ofruar ndihmë makro-financiare për Ukrainën duhet të merret edhe në nivel të Këshillit të BE-së përpara se të hyjë në fuqi.
Më 11 shkurt Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) mbështeti propozimin e Komisionit Evropian për të ofruar një ndihmë shtesë makro-financiare urgjente për Ukrainën në shumën prej 1.2 miliardë eurosh.
BE-ja do të ofrojë një ndihmë të re makro-financiare urgjente për Ukrainën në përgjigje të tensioneve gjeopolitike në gjithë vendin, të cilat kanë pasur një efekt të dëmshëm në ekonominë dhe stabilitetin financiar të saj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik