Lajme
‘Parku i Aventurave’ në Pejë
Në Pejë do të hapet ‘Parku i Aventurave’ që do të jetë unik në rajon, si dhe një atraksion i madh për turistët

Turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Pejën do të kenë edhe një arsye më shumë. Përveç bjeshkëve të Rugovës dhe shumë bukurive që ka, shumë shpejt pritet të bëhet edhe me “Parkun e Aventurave”, raporton albinfo.ch.
Kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri është shprehur se ky panik është unik në rajon dhe një atraksion i madh për turistët.
“Me kënaqësi të madhe ju prezantoj edhe një atraksion turistik në qytetin tonë ‘Parkun e Aventurave’, i cili është unik në gjithë rajonin tonë. Përkushtimi jonë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik është udhërrëfyes për ta bërë qytetin e Pejës destinacion turistik”, ka shkruar Muhaxheri në profilin e tij në “Facebook”.
Ky park i cili është dy kilometra larg qendrës së qytetit të Pejës, pritet të përurohet më 3 maj.
Numri i turistëve në rajonin e Pejës është rritur shumë kohët e fundit, derisa pritet që të rritet edhe më shumë.
E-Diaspora
-
Promovim librash dhe koncert me piano Promovohen dy libra të Lirim Begzatit dhe jepet një koncert në piano, i mjeshtrit, Leutrim Aliji...
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Nis një nismë për të rritur lejen prindërore Një grup partish të krahut të majtë ka nisur një nismë popullore për të sjellë 36...
-
Valë kërcënimesh me bombë në shkollat zvicerane, ndikimi nga mediat sociale
-
Zbulohet rrjeti i pedofilisë “Kidflix”, arrestohen 10 persona në Zvicër
-
Turizmi zviceran me sezon rekord dimëror, rritje e vizitorëve të huaj
-
Rriten pasuritë e ngrira ruse në Zvicër