Botë
Parisi, në krye të metropoleve më të fuqishme turistike në botë
Kryeqyteti i Francës, Parisi, u rendit i pari ndër qytetet turistike më të fuqishme dhe më të rëndësishme në botë, në studimin e kryer nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC).
Televizioni francez BFMTV publikoi rezultatet e hulumtimit të kryer nga WTTC, organizata lider në industrinë e udhëtimeve, mbi metropolet më të fuqishme në fushën e turizmit në botë.
Sipas këtyre të dhënave, Parisi ishte një nga qytetet turistike më të fuqishme dhe më të rëndësishme në botë, duke marrë parasysh biletat e muzeut, rezervimet e hoteleve dhe shpenzimet turistike si dhe turistët e ardhur.
Shpenzimet e turistëve që erdhën në Paris në vitin 2022 kaluan mbi 35 miliardë dollarë.
Pavarësisht se janë ndërtuar pak objekte të reja sportive përpara Lojërave Olimpike 2024 që do të zhvillohen në Paris, janë bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë dhe në sigurinë e qytetit për të përballuar turistët që vijnë, përcjell albinfo.ch.
Në renditjen e WTTC-së, pas Parisit, ndër qytetet turistike më të rëndësishme në botë renditen Pekini, Londra dhe New Yorku.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?