Fotolajmi
Paris: Një burrë (ISIS) ka vrarë një polic dhe gruan e tij
Vrasësi i dyshuar i një polici të hënën në mbrëmje në rajonin e Parisit ishte një burrë 25 vjeç, Larossi Abballa, i dënuar në vitin 2013 për përfshirje në një sektor të xhihadit mes Francës dhe Pakistanit, theksojnë mediet frankofone.
I gjykuar me shtatë të pandehur të tjerë, ai ishte dënuar me tre vjet burgim për konspiracion në përgatitjen e akteve terroriste, thuhet sipas burimeve të ndryshme.
Njeriu, i cili u qëllua nga policia, ishte nga Mantes-la-Jolie, rreth gjashtëdhjetë kilometra në perëndim të Parisit.
Hulumtimet janë zhvilluar të martën në mëngjes.
I dyshuari ka vrarë të hënën në mbrëmje një polic të veshur në rroba civile para shtëpisë së tij. Ai pastaj është mbyllur brenda shtëpisë së viktimës në Magnanville (Paris) dhe ështe qëlluar për vdekje gjatë sulmit të policisë. Në shtëpi policia gjeti trupin e gruas së tij, sekretar për policinë e Mantes-la-Jolie, si dhe djalin e çiftit, të moshës tre vjeç, i tronditur, por i palënduar.
Sipas burimeve të policisë, ai ka pohuar se ishte i grupit xhihadist gjatë negociatave me policinë. Dëshmitarët u kanë raportuar gjithashtu hetuesve se vrasësi kishte bërtitur ‘Allahu akbar’ kur ka sulmuar policin.
Brenda pak orësh agjencia Amaq lidhur me grupin xhihadist pohoi se luftëtaret e Shtetit Islamik (EI) kanë vrarë çiftin pranë Parisit, sipas qendrës së monitorimit amerikan për përcjellje të xhihadistëve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës