Lajme
Paris: Festohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës edhe në Paris

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Paris, shkruan albinfo.ch.
Në një atmosferë festive dhe plot emocion, Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë organizoi një pritje solemne në sallën prestigjioze të Bashkisë Paris 16-të, për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ky përvjetor u nderua me pjesëmarrjen e një numri të madh personalitetesh nga institucionet franceze, përfaqësues të trupit diplomatik, miq të Kosovës, përfaqësues të botës akademike dhe kulturore, si dhe bashkatdhetarë nga e gjithë Franca. Prania e tyre dëshmoi edhe një herë miqësinë e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës.
Në fjalën e tij, Ambasadori Mehdi Halimi rikujtoi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, duke vlerësuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe sukseset e arritura gjatë këtyre 17 viteve. Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës tonë në forcimin e këtyre lidhjeve.
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte performanca artistike e këngëtares së njohur, Edona Reshitaj, e cila solli emocion dhe entuziazëm me interpretimin e saj. Muzika dhe arti janë ura që lidhin njerëzit dhe përçojnë shpirtin e një populli, dhe kjo performancë e dha më së miri këtë mesazh.
Ambasada e Kosovës falënderon të gjithë të pranishmit për këtë festë të paharrueshme dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Së bashku, vazhdojmë ta promovojmë vendin tonë dhe vlerat tona në Francë dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Restoranti zviceran në Uashington përballet me tronditje ekonomike dhe sfida tregtare Restoranti “Stable”, një copëz Zvicre në zemër të kryeqytetit amerikan, po përjeton valë tronditëse ekonomike mes...
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit