Bota
Paris: Biçikleta përdoret më shumë se vetura
Jashtë mureve të kryeqytetit transporti publik bëhet mjeti i parë mes periferisë dhe qendrës (66% në unazën e parë, 77% në të dytën)
Në Paris, biçikleta ia kaloi veturës si mjet transporti në qendër të qytetit.
“Dhjetë vjet më parë, kush mund të kishte parashikuar që biçikleta do të kapërcejë makinën? Por, tani është realitet”, sipas një studimi të kryer nga Institut Paris Région (IPR).
Sipas IPR, parisianët përdorin më shumë biçikletën (11,2% e totalit të qytetarëve) për të ashtuquajturat udhëtime “intra muros” (midis mureve të qytetit të vjetër), ndërsa makina ka rënë në 4%.
Në kryeqytetin francez të binjakëzuar me Romën, ecja mbetet në vend të parë (53,5%), e ndjekur nga transporti publik, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Jashtë mureve të kryeqytetit transporti publik bëhet mjeti i parë mes periferisë dhe qendrës (66% në unazën e parë, 77% në të dytën).
Përdorimi i veturës është thelbësor, veçanërisht, për udhëtimet midis dy unazave (49%).
“Përdorimi i makinës rritet me rritjen e distancës nga qendra e Parisit dhe zvogëlimin e përdorimit të transportit publik”, nënvizon IRP.
Një vend me një centralizim shumë të theksuar, Franca përqendron pothuajse 20% të popullsisë së përgjithshme në Paris dhe rajonin Ile-de-France, duke e bërë atë një nga metropolet më të dendura në botë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor