Zhvillim

Paratë nga privatizimi prezantohen si investime të huaja!

Rritja e investimeve të huaja nuk është e qëndrueshme, pasi që një rritje e tillë është kryesisht nga privatizimi i Ndërmarrjeve Publike, thonë ekspertët

Investimet e Huaja Direkte (IHD) këtë viti pothuajse janë dyfishuar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në gjashtë mujorin e parë të 2013-ës investimet e huaja kanë arritur në vlerën prej 143.4 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishin 86.6 milionë euro.

Periudha më e mirë për investimet e huaja ka qenë tre mujori i dyte i vitit, ku vlera e investimeve kishte arritur në shumën prej 83.3 milionë euro, periudhë kjo është bërë pagesa edhe e shitjes së Distribucionit dhe Furnizimit – KEDS, shkruan Tribuna.

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se rritja e investimeve të huaja nuk është e qëndrueshme, pasi që një rritje e tillë është kryesisht nga privatizimi i Ndërmarrjeve Publike.