Shqiperia
Paratë nga droga e korrupsioni po pastrohen me anë të kriptomonedhave

Paratë e fituara nga droga, korrupsioni, krimi apo aktivitetet të paligjshme po pastrohen nëpërmjet kriptomonedhave dhe ky fenomen po përhapet me ritme të shpejta veçanërisht në vendet me institucione të brishta. Është ky paralajmërimi i Chainalysis në raportin për vitin 2023 në të cilin tregon se vet cilin tregon se vetëm gjatë 2022-shit u pastruan nëpërmjet monedhave virtuale gati 24 miliardë dollarë.
“Nëse unë bëj sikur kam investuar 1 mijë euro edhe pas tre muaj them se investim u rrit, por kjo në fakt nuk ka ndodhur. Kështu unë arrij të pastroj paratë. Kjo bëhet më e thjeshtë në mungesë të rregullatorëve”, thotë eksperti IT, Shahin Dokuzi, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit, pjesë e skemave të pastrimit të parave janë edhe pikat e këmbimit valutor të cilat shpesh përdoren kryesisht nga grupet kriminale.
“Të pastrosh duhet të kesh. në këtë rast janë grupet kriminale ato që mund të pastrojnë më shumë. Në fakt, sot nëpërmjet telefonit, të gjithë munden”, thekson Dokuzi.
Në raportin e fundit, Moneyval, një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave vlerësoi se Shqipëria është e rrezikuar nga fenomeni i pastrimit të parave nëpërmjet kriptovalutave.
“Shqipëria rrezikohet pasi gjithçka realizohet nga telefoni. E nis kriptomonedhën dhe nuk kontrollohet nga askush”, vijon eksperti.
Vetëm gjatë një operacioni muajin e shkuar në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, policia sekuestroi 60 665 euro të përfituara nga pastrimi i parave nëpërmjet kriptomonedhave. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët