Lajme
Parashihen ditë të zymta për ekonominë botërore
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia globale është në prag të recesionit, pasi ekonomitë më të mëdha të botës kanë ngecur dhe inflacioni është më i lartë se parashikimi i mëparshëm.
Ndryshe nga prilli, FMN uli parashikimet për 2022 dhe 2023 dhe shtoi pritshmëritë për një ngadalësim të theksuar të ekonomisë.
“Ekonomia globale ende po rimëkëmbet nga pandemia dhe pushtimi i Ukrainës. Tani jemi përballë parashikimeve të zymta dhe jo të sigurta. Rritja globale është ulur në 3.2% këtë vit dhe 2.9% vitin e ardhshëm, ndërsa inflacioni është rishikuar në 6.6% në ekonomitë e përparuara dhe 9.5% në ekonomitë e vendeve në zhvillim, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Tre ekonomitë më të mëdha të botës, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Europa, kanë ngecur,” – u shpreh Pierre-Olivier Gourinchas, krye-ekonomist i FMN-së.
Këshilltari ekonomik i FMN-së shtoi se lufta kundër inflacionit duhet të jetë prioritet për të gjitha shtetet, ndërsa mbështeti vendimet e bankave qendrore për rritjen e normave të interesit.
Qeveritë mund të zbusin ndikimin e ngadalësimit ekonomik te shtresat në nevojë përmes ndihmave, që duhet të paguhen nga taksa më të larta apo nga ulja e shpenzimeve publike.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën