Sport

Paraqitje e mirë e shqiptarëve përballë Chelseat

Dy futbollistët shqiptarë patën paraqitje të mirë. Shkodran Mustafi u notua me 7.8 dhe Granit Xhaka me 6.7

Arsenali ka fituar derbin londinez ndaj Chelseat, duke fituar bindshëm me rezultat 3:0. Shkodran Mustafi filloi ndeshjen nga fillimi, kurse Granit Xhaka ka hyrë në pjesën e parë Coquelin, shkruan albinfo.ch.

Dy futbollistët shqiptarë patën paraqitje të mirë. Shkodran Mustafi u notua me 7.8 dhe Granit Xhaka me 6.7. Të dy luajtën rol mjaft të madh në fitoren e skuadrës së tyre.

Ndërkohë, trajneri francez, Arsene Wenger ka lavdëruar Koscielnyn dhe Mustafin, për paraqitjen e tyre. “Koscielny dhe Mustafi ishin të shquar, inteligjentë, të angazhuar dhe teknikisht fantastik”, deklaroi Wenger pas ndeshjes.

Kujtojmë që Xhaka dhe Mustafi janë transferuar këtë verë në Londër dhe i kushtuan Arsenalit 90 milionë euro. Xhaka u transferua nga Borussia Moenchengladbach, kurse Mustafi nga Valencia.