Bota

Parandalohet sulmi i dytë terrorist në Barcelonë

Disa orë pas sulmit të parë, policia ka thënë se i ka vrarë pesë “terroristët”, të cilët kanë tentuar të kryejnë një sulm të ngjashëm

Zyrtarët spanjollë për mediat vendase kanë bërë të ditur se kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist. Sipas tyre ky sulm do të në ndodhte në qytetin bregdetar, Cambrils, në jug të Barcelonës, përcjell albinfo.ch.

Policia spanjolle po vazhdon aksionin pas sulmit të parë në Las Ramblas, ku kanë vdekur 13 persona dhe rreth 100 të tjerë janë lënduar dhe numri i të lënduarve po rritet.

Disa orë pas sulmit, policia ka thënë se i ka vrarë pesë “terroristët”, të cilët kanë tentuar të kryejnë një sulm të ngjashëm.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Autoritetet spanjolle kanë thënë se personat nga të paktën 18 vende evropiane, kanë qenë në mesin e viktimave