Maqedonia
Parandalohet një sulm terrorist, arrestohen 8 persona në Kumanovë dhe Shkup
Ata kishin armë, municion, pajisje ushtarake dhe vetë kanë bërë bomba të improvizuara
Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore dhe Agjencia për Siguri Nacionale kanë parandaluar sulm terrorist.
Janë planifikuar vrasje dhe sulm ndaj një ndërtese publike për të krijuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikës tek qytetarët, thonë nga Ministria e Brendshme, raporton Alsat.
Në aksionin policor dy ditë më parë në disa vende në Kumanovë dhe Shkup, janë arrestuar tetë anëtarë të organizatës terroriste. Pesë janë nga Kumanova kurse tre nga Shkupi. Ata kanë qenë të drejtuar nga 32-vjeçari A.B., përcjell albinfo.ch.
Grupi drejtohej nga ideologjia e organizatës terroriste ISIS kurse një nga anëtarët e grupit ishte pjesëtar i ISIS në Siri.
Policia thotë se të gjithë 11 anëtarët e grupit janë prapa grilave sepse tre persona të tjerë, përfshirë krijuesin e grupit terrorist, u arrestuan në gusht.
Ata kishin armë, municion, pajisje ushtarake dhe vetë kanë bërë bomba të improvizuara. Grupi terrorist para arrestimit ka testuar forcat dhe pajisjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













