Lajme
Paralajmërohet sërish ngritje e çmimeve të ushqimeve
Analistët kanë fajësuar rritjen e çmimeve të ushqimeve zinxhirin e furnizimit, mungesën e punëtorëve, Covid-in dhe çështje të tjera
Çmimet e dyqaneve ushqimore ndoshta do të qëndrojnë të rritura këtë vit, sipas ekonomistëve në Goldman Sachs. CNN raporton se po vazhdon trendi i lartë i kostos së jetesës për shkak të Covid.
Në një raport për klientët të hënën Goldman Sachs (GS) parashikoi se indeksi i çmimeve të konsumit do të rritet me 5% në 6% këtë vit. Banka e Wall Street përmendi një rritje prej 6% në çmimet e mallrave ushqimore deri më tani këtë vit dhe rritje të kostove të disa inputeve bujqësore, duke përfshirë pesëfishimin e disa çmimeve të plehrave.
Ekonomistët e Goldman Sachs shkruajnë në raport se parashikohet rritje e mëtejshme dhe e konsiderueshme të çmimeve të ushqimeve me pakicë këtë vit”.
Çmimet e ushqimeve janë rritur me 11% gjatë dy vjetëve të fundit, ritmi më i shpejtë që nga kriza financiare, tha banka.
Moti i keq, rendimentet e ulëta të të korrave dhe kërkesa e fortë i kanë ngritur mallrat ushqimore gati 40% gjatë dy vjetëve të fundit, tha Goldman Sachs.
Çmimet e ushqimeve në shtëpi u rritën me 6.5% në dhjetor nga një vit më parë, sipas Byrosë së Statistikave të Punës. Kjo është rritja më e madhe që nga dhjetori 2008 që kontribuoi në normën më të lartë të inflacionit të përgjithshëm në 39 vjet. Në muajin dhjetor ka pasur rritje të mëdha të çmimeve të mishit 14.8%, pulës 10.4%, vezëve 11.1% dhe artikujve të tjerë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik