Lajme
Paralajmërohet rritje e fitimeve për kompanitë ajrore
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) pret që industria ajrore në mbarë botën të gjenerojë 30.5 miliardë dollarë fitim këtë vit, shifër më e lartë se 27.4 miliardë dollarë, më 2023, pasi kompanitë ajrore mundohen të kontrollojnë kostot themelore të punës, pavarësisht grevave të fundit.
Kjo vjen vetëm katër vjet pasi industria ra, në një humbje prej 140 miliardë dollarësh në vitin 2020, si rezultat i pandemisë dhe është mbi parashikimin prej 25.7 miliardë dollarësh për vitin 2024, të lëshuar në dhjetor.
“Mjedisi është më i mirë nga sa prisnim, veçanërisht në Azi”, tha Drejtori i Përgjithshëm, Willie Walsh, pak para takimit vjetor të më shumë se 300 anëtarëve të IATA-s, të cilët përbëjnë më shumë se 80% të trafikut ajror global.
Megjithatë, industria e linjave ajrore paralajmëroi se aftësia e saj për të shërbyer, një rikthim të fortë të kërkesës për udhëtime, po pengohet nga ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit global, duke përfshirë dërgesat e flotës së saj.
Rendimenti i pasagjerëve – ose shuma mesatare, e paguar nga një pasagjer, për të fluturuar një milje – pritet të rritet me 3.2%, krahasuar me vitin 2023, tha IATA. Pjesërisht, kjo është për shkak se rritja e kapaciteteve është e kufizuar, duke rritur çmimet mesatare.
Në të kundërt, shifra përkatëse për ngarkesat pritet të bjerë 17.5% më 2024, pasi tregjet e mallrave kthehen drejt modeleve normale pas pandemisë.
Industria ka kosto të larta fikse dhe rregullore, që dekurajojnë shumicën e bashkimeve ndërkufitare, që do të thotë se ajo mbetet e fragmentuar.
“Marzhi mbetet shumë i vogël; ne jemi ende duke parë një diferencë, prej pak më shumë se 3%”, tha Walsh. “Performanca është ende shumë më e ulët se ku industria duhet të jetë”.
Në Azi, IATA e trefishoi parashikimin e saj të fitimit të industrisë, për vitin 2024, në 2.2 miliardë dollarë, pavarësisht një rimëkëmbjeje të ngadaltë të udhëtimeve ndërkombëtare në Kinë.
Me 14.9 miliardë dollarë, e pandryshuar nga parashikimet e mëparshme, Amerika e Veriut mbetet rajoni më fitimprurës, me “shpenzime të forta konsumatore, pavarësisht presionit të kostos së jetesës”, tha IATA.
IATA tha, se linjat ajrore, ishin goditur nga çështje të paparashikuara të mirëmbajtjes. Kjo dukej se ishte një referencë për riparimin e pengesave për motorët, e ndërtuar nga Pratt & Whitney, e cila pritet të lërë qindra Airbus të papërdorur këtë verë.
Burime nga industria, thanë se Airbus, prodhuesi më i madh i avionëve në botë, po përballej vetë me një rritje të re të problemeve të furnizimit, duke hedhur dyshime mbi planet e prodhimit.
Rivali Boeing, po prodhon shumë më pak nga avionët e tij më të shitur 737 MAX, sesa ishte planifikuar fillimisht, pas një shpërthimi të panelit të kabinës në ajër në janar i shtyu rregullatorët amerikanë të kufizojnë prodhimin e tij. / Reuters
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?