Lajme
Paralajmërohet rritje e çmimeve edhe në 5 vitet e ardhshme
Kjo normë e lartë inflacioni, për ekspertët e ka një shpjegim
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit ku skanohet e gjithë ekonomia globale parashikon se çmimet e drithërave, qumështit, mishit, karburanteve, energjisë elektrike dhe metaleve do të vijojnë të mbeten të larta.
Sipas vlerësimeve të FMN, niveli i inflacionit do të vijojë të mbesë mbi nivelet mesatare. Për vitin 2027, institucioni ndërkombëtar projekton që ky tregues do të jetë në nivelin 3 për qind, 2-fish më shumë se para pandemisë Covid-19.
Vaji për gatim do të jetë një tjetër produkt që do rëndojë xhepat e qytetarëve edhe për vitet e ardhshme, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Në raportin e fundit FMN ka përgjysmuar parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2022. FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ngjashëm kanë raportuar më herët edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ajo Botërore.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës