Lajme
Paralajmërohet rritje ‘apokaliptike’ e çmimeve të ushqimeve
Çmimet e produkteve ushqimore do të ndikohen nga lufta në Ukrainë, që është një vend prodhues kryesor global i grurit dhe vajit të gatimit.
Britania e Madhe paralajmëron rritje “apokaliptike” të çmimeve të ushqimeve në mbarë botën. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha se kriza globale e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, është një shqetësim madhor, jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për ekonomitë në zhvillim.
“Kam frikë se do të dukem apokaliptik kur të flas për furnizimet me ushqime”, u shpreh ai, duke folur në Komitetin e Thesarit të Parlamentit britanik, teksa zbuloi disa nga bisedat që zhvilloi në takimin e pranverës së FMN-së, para një muaji, në Uashington.
Guvernatori i Bankës së Anglisë sqaroi se ministri ukrainas i Financave i kishte konfirmuar se qeveria e Kievit ka ushqime në magazina, por nuk mund t’i eksportojë ato, gjithashtu ishte shprehur optimist për të mbjellat e këtij viti, por për momentin nuk janë kushtet për të çuar dërgesa jashtë vendit:
“Momentalisht, situata po përkeqësohet dhe ky është një shqetësim madhor dhe më duhet t’ju them se nuk është vetëm për këtë vend, por është shqetësim madhor edhe për botën e zhvilluar gjithashtu. Dhe kështu që, ndjesë që po bëhem apokaliptik për një moment, por është një shqetësim madhor”.
Çmimet e produkteve ushqimore, konfirmoi Bailey, do të ndikohen nga lufta në Ukrainë, që është një vend prodhues kryesor global i grurit dhe vajit të gatimit. Megjithatë, kreu i Bankës britanike refuzoi rritjen e normave të interesit për t’i paraprirë rritjes së çmimeve.
“Nuk mund të parashikojmë luftërat”, u shpreh ai, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa një tjetër zyrtar i Bankës së Anglisë tha se nuk kishte politika monetare që mund të vendoseshin në zbatim më përpara për të ruajtur nivelin e inflacionit në 2% këtë vit. Në muajin mars, norma e inflacionit të çmimit të konsumit arriti në 7% dhe ekonomistët paralajmërojnë se mund të shkojë deri në 9.1%, niveli më i lartë që prej vitit 1982.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind