Kosova
Paralajmërohet njohja e Kosovës nga Ukraina
Deputeti i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KiE), Oleksiy Goncharenko, i cili kohë më parë ka bërë rezolutë, përmes së cilës i kërkoi vendit të tij njohjen e Kosovës, ka paralajmëruar se kjo mund të ndodhë shumë shpejt.
“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











