Lajme
Paralajmërohet mungesë globale e orizit
Nga Kina në SHBA e në Bashkimin Europian, prodhimi i orizit po bie dhe po rrit çmimet për më shumë se 3.5 miliardë njerëz në gjithë globin, veçanërisht në Azi-Paqësor – e cila konsumon 90% të orizit në botë.
Tregu global i orizit do të regjistrojë mungesën më të madhe në dy dekada në vitin 2023, sipas Fitch Solutions.
Dhe, një deficit i këtyre përmasave për një nga drithërat më të kultivuara në botë, do të dëmtojë importuesit e mëdhenj.
Çmimet e orizit pritet të mbeten në nivele të larta deri në vitin 2024.
Çmimi i orizit ishte mesatarisht 17,30 dollarë për cwt deri në vitin 2023 dhe do të lehtësohet vetëm në 14,50 dollarë për cwt më 2024, sipas raportit. Cwt (Hundredweight) është një njësi matëse për mallra të caktuara si orizi.
Duke pasur parasysh se orizi është malli kryesor ushqimor në tregje të shumta në Azi, çmimet janë një përcaktues kryesor i inflacionit të çmimeve të ushqimit dhe sigurisë ushqimore, veçanërisht për familjet më të varfra.
Mungesa globale për 2022/2023 do të arrijë në 8.7 milionë tonë, parashikon raporti. Kjo do të shënonte deficitin më të madh global të orizit që nga viti 2003/2004, kur tregjet globale të orizit gjeneruan një deficit prej 18.6 milionë tonësh.
Furnizimet e orizit
Ka një furnizim të reduktuar me oriz, si rezultat i luftës së vazhdueshme në Ukrainë, si dhe motit të keq në ekonomitë prodhuese të orizit, si Kina dhe Pakistani.
Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, një pjesë e tokës bujqësore në prodhuesin më të madh të orizit në botë, Kinën, u rrënuan nga shirat e dendur të verës dhe përmbytjet.
Në mënyrë të ngjashme, Pakistani – i cili përfaqëson 7.6% të tregtisë globale të orizit – pati rënie vjetore të prodhimit me 31% nga viti në vit për shkak të përmbytjeve të rënda vitin e kaluar, tha Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA).
Mungesa është pjesërisht për shkak të “një përkeqësimi vjetor në të korrat e Kinës kontinentale të shkaktuar nga nxehtësia dhe thatësira intensive, si dhe ndikimi i përmbytjeve të rënda në Pakistan.
Përveç sfidave më të forta të furnizimit, orizi u bë një alternativë gjithnjë e më tërheqëse pas rritjes së çmimit të drithërave të tjera kryesore, që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.
Kush do të ndikohet?
Prodhimi më i ulët i orizit nga viti në vit në vende të tjera, si SHBA dhe BE, kanë kontribuar gjithashtu në deficit, tha Oscar Tjakra, analist i lartë në bankën globale të ushqimit dhe bujqësisë Rabobank.
“Situata globale e deficitit të prodhimit të orizit, do të rrisë koston e importit të orizit për importuesit kryesorë të orizit si Indonezia, Filipinet, Malajzia dhe vendet afrikane në vitin 2023”, tha Tjakra.
Kelly Goughary, analiste e lartë kërkimore në Gro Intelligence, tha se vendet më të prekura nga deficiti, do të ishin ato që tashmë vuajnë nga inflacioni i lartë i çmimeve të brendshme të ushqimit, si Pakistani, Turqia, Siria dhe disa vende afrikane.
“Tregu global i eksportit të orizit, i cili është zakonisht më i ngushtë se ai i drithërave të tjera kryesore, është prekur nga kufizimi i eksportit të Indisë,” tha Hart i Fitch Solutions.
India ndaloi eksportet e një lloj orizi në shtator, një lëvizje që Hart tha se ka qenë një “motor kryesor i çmimeve” për orizin.
Tepricë në horizont
Megjithatë, mungesa së shpejti mund të mbetet në të kaluarën.
Fitch Solutions vlerëson se, tregu global i orizit do të kthehet në “një pozicion pothuajse të balancuar në 2023/24”.
Fitch projekton më tej se çmimet e orizit mund të bien pothuajse 10% në 15,50 dollarë për cwt në vitin 2024.
“Prodhimi global i orizit do të ketë një rikthim të fortë në 2023/24, duke pritur që prodhimi total të rritet me 2.5% nga viti në vit,” parashikon raporti i Fitch, duke u varur nga fakti se India është një “motor kryesor” i prodhimit global të orizit.
Megjithatë, prodhimi i orizit mbetet në mëshirën e kushteve të motit.
Kina është prodhuesi më i madh i orizit dhe grurit në botë dhe aktualisht, po përjeton nivelin më të lartë të thatësirës në rajonet e saj të rritjes së orizit, në më shumë se dy dekada.
Vendet e mëdha Europiane të rritjes së orizit si Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, janë goditur gjithashtu me nivelin më të lartë të thatësirës në 20 vjet. / CNBC
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë