Lajme
Paralajmërimi i ministres belge për gazin: Do të kalojmë ferrin nëse nuk veprojmë
Bashkimi Evropian do të përjetojë një seri dimrash “të tmerrshëm”, pa kontrolluar dot çmimin e gazit natyror.
Kështu ka deklaruar ministrja e Energjetikës në Belgjikë, sipas të cilës 5 deri në 10 dimrat e ardhshëm do të jenë fatalë nëse nuk merren masa.
“Ne duhet të veprojmë në nivel evropian dhe të ngrimë çmimet e gazit”, ka thënë Tinne Van der Straeten në profilin e saj në Twitter.
Ministrja ka bërë thirrje për një kufi evropian të çmimit të gazit, duke theksuar se koha e fjalëve ka përfunduar dhe se është koha për të vendosur.
Mbështetja për kontrollin e çmimeve në nivel evropian është rritur në mbarë bllokun, përballë rritjes së kostove të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë.
“Ka një nevojë urgjente për të vendosur kufirin evropian të çmimit. Kjo mund të reduktojë faturat e energjisë me 770 euro në vit për familje”, ka saktësuar më tej Van der Straeten.
Zyrtarja e lartë ka paralajmëruar gjithashtu se tregu energjetik evropian po falimenton dhe ka nevojë urgjente për reforma.
Qeveri të ndryshme evropiane kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për të lehtësuar kostot e energjisë për konsumatorët, me shumë qytetarë që po përpiqen t’i bëjnë ballë situatës.
Masa të tjera të propozuara për të frenuar rritjen e kostos së jetesës janë taksimi i përfitimeve të kompanive energjetike, ofrimi i asistencës financiare për qytetarët dhe subvencionimi i transportit publik./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor