Kosova
Parakalon edhe ekipi Olimpik i Kosovës
Kanë nisur Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios, përcjell albinfo.ch.
Edhe ekipi olimpik i Kosovës, i përbërë prej rreth 15 personave, ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios.
Gjatë parakalimit, u pa presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke i përshëndetur sportistët.
Medalistja e artë olimpike, Malinda Kelmendi, dhe Akil Gjakova, ishin bartës të flamurit të Kosovës. Kosova në këto Lojëra do të prezantohet me 11 sportistë, ku gjashtë prej tyre janë kualifikuar me normë olimpike, derisa pesë të tjerë kanë udhëtuar me ftesa. Për Kosovën, kjo është hera e dytë që paraqitet në ngjarjen më të madhe shumësportëshe pas debutimit në vitin 2016, ku Kelmendi e fitoi medaljen e artë.
Xhudistja Distria Krasniqi do të jetë sportistja e parë nga Kosova, që do t’i nisë garat në Lojërat Olimpike. Ajo të shtunën do të garojë në kategorinë deri në 48 kilogramë. Në xhiron e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytën do të ndeshet me fituesen e meçit ndërmjet Harriet Bonfacet nga Malawi dhe Gabriela Chibanas së Brazilit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?