CH-Ballkani
Paradoksi shqiptar*
Shpeshherë, shoqëria shqiptare nuk është e lehtë të zbërthehet ose të kuptohet për arsye të aksioneve apo veprimeve në jetën e përditshme. Bëjmë atë që s’duhet të bëjmë, dhe nuk bëjmë atë që duhet të bëjmë. Disa shembuj më poshtë shpjegojnë se përse shoqëria jonë është disi paradoksale :
Aurenc Bebja, Klara Buda Post (New York)
« Patriotizmi »
E quajmë veten patriotë të flakur, por kur vjen puna kosovarët i rrjepim nga lekët kur vinë me pushime në Shqipëri sikur të jenë turista të huaj, edhe pse me të huajt nuk kemi asnjë lloj arsye të abuzojmë. Po ashtu edhe në futboll. Aktualisht, Kombëtarja Shqiptare ka rezultate shumë më të mira se vite më parë dhe ka një mbështetje të madhe tifozërie. Këto rezultate pozitive dhe evenimentet e ndeshjes në Serbi kanë krijuar një përhapje valësh patriotike në të gjitha trevat shqiptare. Po sikur Kombëtarja të mos kishte këto rezultate a do të gjente ajo të njëjtën mbështetje patriotike ? Lind pyetja nëse kemi të bëjmë me një patriotizëm jetëgjatë apo një patriotizëm efemer (jetëshkurtër) ? Jemi patriotë kur gjithçka shkon mirë apo edhe kur gjërat na shkojnë keq ?
E shkuara
Kur diskutojmë me vendas ose të huaj kemi tendencë të flasim dhe të lavdërohemi duke ju referuar të shkuarës : « Ne jemi popull me origjinë pellazge, ilire. Ne jemi trashëgimtarët e të madhit Gjergj Kastrioti, Ismail Qemalit, Nënë Terezës ». Deri këtu gjithçka është normale, sepse këto figura të shquara e kanë ngritur lart Shqipërinë. Por vjen një moment që është e nevojshme ti bëjmë vetes këtë pyetje : « Ne çfarë po bëjmë për Shqipërinë ? » Nuk mund të rrimë e të krenohemi gjatë gjithë kohës me të shkuarën e largët ? Cfarë do shkruajë historia shqiptare për ne : « Ishin një brez, një gjeneratë që kaluan gjithë kohën duke u lavdëruar me të shkuarën e tyre, por fatkeqësisht nuk arritën të bëjnë diçka për të ardhmen e Shqipërisë ».
« Heronjtë »
Nga feja, ideologjitë e ndryshme politike apo interesat vetjake kemi filluar të bëjmë heronj disa individë (personalitete) që nuk ngjallin kujtime të mira te shqiptarët në përgjithësi. Erdoganin e Turqisë e presim si hero apo shpëtimtar, sidomos në Kosovë, por mos të harrojmë që turqit na kanë dhunuar për plot pesë qind vjet. Enverin, e ringjallëm në Pezë dhe në qendër të Tiranës me bunkerin, por mos të harrojmë që në kohën e tij jetonim me frikën në bark apo me lakun në fyt. Kemi përjetuar një nga diktaturat më të tmerrshme në botë që sot e gjejmë vetëm në Korenë e Veriut ? Jemi të gatshëm të rikthehemi e të jetojmë si në kohën e diktatorit ?
« Mikpritja dhe Besa »
Eshtë e vërtetë që deri nga fundi i viteve 2000 mikpritja kishte ende kuptim të plotë të fjalës, para se shoqëria të « pasurohej », dhe sidomos para se teknologjia (telefon, kompjuter, internet) të hynte në shtëpitë tona. Me modernizimin e shoqërisë, në kohën e sotme, nuk besoj se jemi dhe aq mikpritës sa më parë. Kur dëgjojmë nëpër mediat shqipfolëse, nga personalitete të ndryshme apo politikanë që thonë se ne jemi popull mikpritës, mendoj se duhet përdorur më shumë termi «Ishim popull mikpritës. Paraardhësit tanë ishin mikpritës dhe dinin të pritnin». Modernizimi i shoqërisë nëpërmjet kapitalizmit ekonomik nuk i lë më vend asaj mikpritjes që ne kemi përjetuar në të shkuarën. Po ashtu edhe me Besën ! Kur shohim shembujt e atyre që drejtojnë Shqipërinë, cilido qoftë krahu politik, nuk mund të flitet më për Besë, sepse do të gënjejmë veten duke besuar se Besa ekziston.
Imazhi si epiqendër e vëmendjes
Imazhit i përkushtohemi aq shumë si shoqëri saqë jetojmë në presion apo stres permanent. Në krahasim me popuj të tjerë si francezët, anglezët, gjermanët (etj), ne shqiptarët në jetën e përditshme vishemi shumë herë më mirë. Për veshjen, për të blerë rroba madje jemi gati edhe të uritemi. Na shqetëson shumë fakti se çfarë imazhi dërgojmë tek të tjerët dhe se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët për ne. Fatkeqësisht, edhe për arsye të tabuve apo thashethemeve, kalojmë shumë kohë duke jetuar për të tjerët dhe harrojmë të jetojmë për veten tonë.
Si përfundim janë sjelljet, veprimet ose opinionet tona, të kufizuara edhe nga tabutë, që na bëjnë një shoqëri paradoksale.
Aurenc Bebja
Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?