Lajme
Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit hiperaktivitetin tek foshnjat

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e hiperaktivitetit (ADHD) tek fëmijët e palindur, sipas një studimi të botuar në ”Nature Mental Health” drejtuar nga Brennan Baker.
Studimet e mëparshme mbi paracetamolin dhe kushtet e zhvillimit neurologjik kanë dhënë rezultate kontradiktore. Për shembull, një studim i vitit 2019, që përfshinte më shumë se 4,700 fëmijë dhe nënat e tyre, lidhi përdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve gjatë shtatzënisë me një rritje prej 20% të rrezikut për zhvillimin e ADHD.
Megjithatë, një analizë e publikuar vitin e kaluar për rreth 2.5 milionë fëmijë nuk tregoi asnjë lidhje të tillë.
Baker kërkoi shënues të ilaçit në mostrat e gjakut të mbledhura nga 307 gra, gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë, ku asnjë prej tyre nuk po merrte medikamente për sëmundje kronike ose nuk kishte komplikime të njohura të shtatzënisë.
Studiuesit më pas ndoqën pjesëmarrësit kur fëmijët e tyre ishin midis 8 dhe 10 vjeç. Mesatarisht, fëmijët nënat e të cilëve kishin shënues gjaku të acetaminofenit gjatë shtatzënisë kishin tre herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me ADHD sesa fëmijët e lindur nga nëna që nuk i kishin ato.
Studime të mëtejshme do të nevojiten për të kuptuar nëse paracetamoli në të vërtetë rrit rrezikun e ADHD.
E-Diaspora
-
Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare (që dyshohet se është gruaja e tij) dhe një...
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
-
Dea Kamberi shpallet ‘Distinguished Young Woman of Massachusetts’, e para studente nga Worcester-i me këtë titull
-
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura Ushtria zvicerane po shqyrton rikthimin në funksion të fortifikimeve të braktisura të periudhës së Luftës së...
-
Kompanitë zvicerane po i kthejnë punëtorët për të punuar nga zyra
-
Projektet pilot lehtësojnë aksesin në arsimin e lartë për refugjatët
-
Shumica e zviceranëve jashtë vendit kanë dy ose më shumë pasaporta
-
25-vjeçari i vrarë në front përkrah forcave ukrainase është nga Lozana