E-Diaspora
Parabola mbi përditshmërinë shqiptare
Për të paraqitur atmosferën e denoncimit dhe dhunës në Shqipërinë komuniste, shkrimtari Ismail Kadare zhvendos shpesh ngjajet në epoka të tjera.
Për vite të tëra Ismail Kadare bën pjesë në mesin e favoritëve për Çmimin Nobel, të cilin me gjasë nuk do ta fitojë asnjëherë, edhe pse është një ndër rrëfimtarët më të mëdhenj evropian. Ai akuzohet për rolin e tij në Shqipërinë komunsite nën Enver Hoxhën – ai ishte anëtar i Partisë dhe deputet i Parlamentit dhe konsiderohej si i përkdheluri i diktatorit. Mbrojtjen, që ia siguronte fama e tij dhe vendbanimi i tij i dytë Parisi, ai nuk e shndërroi në kritikë të qartë ndaj regjimit. Por ç’rëndësi ka kjo kur vetë letërsia është një akt aq i qartë kundër shtypjes? Vështirë se gjendet ndonjë autor, i cli atmosferën e frikës, dhunës, survejimit, denoncimit dhe të oportunizmit e paraqet në mënyrë aq mbresëlënësi si Kadare.
Shpesh rrëfimet e tij ai i zhvendos në epoka të tjera, në mënyrë që tërthorazi përmes historisë ta tematizojë në mënyrë parabolike të sotshmen shqiptare, siç ngjet edhe në tri tregimet rishtazi të botuara nën titullin « Schleierkarawane »(tuitulli shqip « Sjellësi i fatkeqësisë » – përkthyesi), të cilat që të tria luhen në kohën e Perandorisë Osmane, së cilës i takonte edhe Shqipëria deri më 1912. Çuditërisht këto tregime janë botuar për herë të parë gjermanisht më 1987 në Gjermaninë Lindore në kohën e Perstrjka-s. Jochaim Röhm i sjell këto tregime të përkthyera në një gjermanishte të qartë dhe të panjolla, siç ia arrin edhe me tërë veprën tjetër të Kadresë.
Shqetësimi i qetë
Më mbresëlënësi është gjithesesi titulli i tregimit të krijuar më 1983. Bëhet fjalë për një drejtues karavani, i cili ishte caktuar të shpërndante 500’ 000 mbulesa në Ballkan, përmes të cilave do të bëhej ekzekutimi i dekretit të Sulltanit për vënien e mbulesës në Ballkan, si një akt tjetër i islamizimit. Ky turk i paarsimuar dhe dede nuk kishte parë asnjëherë më parë gra të pambuluara. Në fillim kjo do ta kishte tmerruar vetëm po t’i shkonte ndërmend, por kur kishte parë gra të tilla rrugëve të Greqisë ishte vënë në një shqetësim të qetë. Punën e tij e kryente si duhet, por duke u kthyer, kur mbulesat tashmë ishin shpërndarë, dhe kur rrugës nuk mundi të shihte më gra të pambuluara, ai ra në një pikëllim të thellë.
Lotët e tij zgjuan dyshimin: për ç’arsye është i pikëlluar, a është duke fshehur diç? Ai burgoset, merret në pyetje, torturohet, por hesht derisa disa muaj më vonë vdes në qelinë e tij. Ky është rrëfimi për njeriun, i cili kryen detyrën e tij në shërbim të sistemit, por i cili, pasi kishte parë njëherë botën me sy, nuk gjente më qetësi.
Hapësirat e brendshme klaustrofobike të makthit
Më pak i arrirë është tregimi disaherë i retushuar „Komisioni festës“ mbi një ngjarje të tmerrshme të shekullit XIX. Sulltani ftoi 500 fisnikë shqiptarë në një festë pajtimi dhe paqeje, që zatën shërbeu vetëm si një karrem për t’i prerë të gjithë së bashku. Edhe kronika familjare „ Breznitë e Hankonatëve”, që rezymon historinë 200-vjeçare të qytetit të lindjes së Kadaresë, Gjirokastrës, mbetet sipërfaqëosre.
Kadare është madhështor gjithmonë atëherë kur shkëputet nga konkretja historike, kur hapësirat e tij të brendshme klaustrofobike të makthit fitojnë diç demoniake, ekzistenciale apo, si në figurën e drejtuesit të karavanit, pasqyrojnë tragjikën e një njeriu. Për këtë Kadare me stilin e tij të thatë të shkruarit, si të një kronisti, i aftë për fantastikën, ka një ndjenjë të jashtëzakonshme.
Nga Jörg Magenau, « Deutschlandradio »
albinfo.ch – Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?