Lajme
Papunësia vazhdon të rritet në Gjermani

Së fundmi, Instituti Ifo i Mynihut vlerëson se inflacioni në Gjermani nuk do të shënojë rënie të shpejtë, duke pasur parasysh planet e çmimeve të ekonomisë gjermane, përcjell albinfo.ch.
Referuar ekspertëve, inflacionit do të jetë rreth 2.5% në muajt e ardhshëm, gjë që është më lartë sesa janë synimet e Bankës Qendrore Evropiane.
Edhe kur është fjala për papunësinë, nuk ka lajme të mira në fillim të këtij viti. Papunësia në Gjermani ka arritur këtë muaj nivelin rekord në dhjetë vitet e fundit. Në janar 2025 në Gjermani ka pasur gati tre milionë njerëz të papunë, më saktësisht 2.993.000, persona të regjistruar, që është 186.000 më shumë se në dhjetor të vitit 2024.
Enti federal kumtoi se papunësia në Gjermani ka arritur tani nivelin prej 6,4%, që është 0,4 më shumë se një muaj më parë dhe është niveli më i lart i papunësisë në dhjetë vjetët e fundit.
E-Diaspora
-
Sa deputetë pritet të jenë nga diaspora? Zyrtarisht këta deputetë nga diaspora do t’i bashkohen Kuvendit të Kosovës ...
-
Granit Musliu, tenor në Shtëpinë Operistike Shtetërore në Mynih
-
Rasti i kosovarit që pagoi 15.000 euro për dokumente false, alarm për sigurinë
-
Italia miraton pensionet me Shqipërinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë
-
Ilir Xheladini sjell në Sallonin e Librit në Gjenevë romanin “Udhëkryqi i Fateve”
Jeta në Zvicër
-
PostBus do të fillojë të tarifojë për transportin e biçikletave Nga sezoni veror 2025, PostBus po prezanton rezervime të detyrueshme për transportin e biçikletave në shumicën...
-
Paraja “kesh” në Zvicër a do të ketë jetëgjatësi?
-
Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë
-
Rasti i kosovarit që pagoi 15.000 euro për dokumente false, alarm për sigurinë
-
Bien shitjet e Teslas në Zvicër