Ekonomi

Papunësia vazhdon të bie në Gjermani

Kjo është edhe shifra më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë më 1990

Numri total i të papunëve në Gjermani ka rënë gjatë muajit prill dhe norma e papunësisë qëndroi në nivel rekord të ulët, duke reflektuar fuqizimin e tregut të punës që po i jep nxitje rimëkëmbjes ekonomike të drejtuar nga konsumi. Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave treguan se numri total i të papunëve ra me 7,000 njësi në 2,370 milionë, përcjell albinfo.ch.

Rënia ishte poshtë  projeksioneve të analistëve prej 15,000 njësi. Norma e papunësisë qëndroi në 5.3% në prill, sipas zyrës Federale të Statistikave.  Kjo është edhe shifra më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë më 1990, shkruan ‘scan’.

Tregu i fortë i punës pritet t’i japë nxitje besimit të konsumatorit dhe shpenzimeve në ekonominë më të madhe të Evropës, ku kërkesa e brendshme është kthyer në nxitësin kryesor të rritjes, duke i zënë vendin tregtisë së jashtme.