Lajme
Papunësia rritet në Zvicër, por bie në BE
Shkalla e ulët e papunësisë në Zvicër është zilia e shumë vendeve të BE-së. Sidoqoftë, në tremujorin e tretë të vitit 2019, në Zvicër u rrit papunësia
Statistikat e fundit tregojnë se niveli i përgjithshëm i papunësisë i Zvicrës në tremujorin e tretë u rrit nga 4.2% (TM3 2018) në 4.6% (TM3 2019) – këto shifra bazohen në përcaktimin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Papunësinë. Të njëjtat shifra papunësie për BE-në (BE-28) ishin 6.5% (TM3 2018) dhe 6.2% (TM3 2019), përcjell albinfo.ch.
Shkalla e punësimit midis punëtorëve zviceranë mbeti e qëndrueshme. Në mesin e atyre me lejet G (+ 3.3%), lejet C (+ 0.3%) dhe lejet B dhe L që i kishin mbajtur ato për 12 muaj ose më shumë u rrit (+ 0.3%).
Në të kundërt, niveli i punësimit ra për ata që kishin mbajtur leje L për më pak se 12 muaj (-6.4%).Papunësia e të rinjve në Zvicër (15-24) vazhdoi të mbetet relativisht e lartë duke u rritur nga 9.2% (TM3 2018) në 10.9% (TM3 2019).
Të njëjtat shifra për BE ishin 15.2% (TM3 2018) dhe 14.4% (TM3 2019), përcjell tutje albinfo.ch.Papunësia ra për punëtorët e moshës 50 në 64 vjeç nga 3.8% (TM3 2018) në 3.2% (TM3 2019).
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun