Bota
Papunësia në Itali, më e ulëta pas më shumë se pesë vjetësh
Papunësia në Itali arriti në nivelin më të ulët që nga viti 2012, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për qeverinë e demokratit të Paolo Gentilonit përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në mars, tha “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.
Në nëntor, niveli arriti në 11% – një përmirësim i lehtë krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte 11.1%, sipas të dhënave kombëtare të statistikave në vend. Sipas tyre, numri i të punësuarve në muajin e parafundit të vitit u shtua për 65,000 persona.
Në të njëjtën kohë, numri i përgjithshëm i të punësuarve italianë është më i larti që nga viti 1977, kur janë duke u zhvilluar studime të ngjashme. Rënia gjithashtu tregon papunësinë e të rinjve, që është 32.7%, krahasuar me 34% në tetor.
Biznesi në ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë gjithashtu duket më optimist për papunësinë, sipas të dhënave nga fundi i vitit të kaluar.
Në këtë sfond, disa analistë paralajmërojnë se skadimi i stimujve të taksave për kontrata të përhershme të regjistruara në vitin 2014 mund të çojë në shkurtime të reja. Për të kufizuar kontraktimin për një afat të caktuar ose me kohë të pjesshme, qeveria mund të konsiderojë futjen e stimujve për biznesin, tha në fund të javës së kaluar ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan, për gazetën “Corriere della Sera “.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih