Bota
Papunësi e madhe tek të rinjtë edhe në Itali
Rruga e tyre do kalojë nëpër gjithë Italinë deri në Torino, ku një spital ka hapur pesë vende të reja pune për infermierë. 5.000 vetë kanë aplikuar për këto vende pune
Me nivelin e papunësisë tek të rinjtë 30 përqind, Italia ka kuotën më të lartë të papunësisë në vendet e BE-së. Për të gjetur një vend pune shumë të rinj marrin përsipër të bëjnë rrugë të gjata.
Kur flet për një udhëtim me autobus shumë vetëve u shkon mendja tek pushimet. Por, ky udhëtim me autobus nuk ka të bëjë me një gjë të tillë.
27 udhëtarët që hipin në autobus në Salerno, në jug të Napolit kanë një qëllim tjetër. Ashtu si dhjetëra-mijëra vetë më parë ata janë duke bërë të ashtuquajturin “Udhëtim shprese”. Rruga e tyre do kalojë nëpër gjithë Italinë deri në Torino, ku një spital ka hapur pesë vende të reja pune për infermierë. 5.000 vetë kanë aplikuar për këto vende pune, raporton “DW”.
Raffaele di Sieno, sipërmarrës i një firme autobusësh thotë: “Kërkesa për udhëtimet me autobus që ofrojmë ne është e madhe! Megjithëse shërbimi ynë nuk është dhe aq komod, klientët mund të mbërrijnë direkt me këtë autobus në procesin e përzgjedhjes. Meqenëse ne marrim më pas rrugën për kthim, ato mund të kthehen me ne pa qenë nevoja të paguajnë hotelin!”.
Një pjesë e madhe e rrugës bëhet natën. 1.500 kilometra rrugë pa komoditet. Udhëtimi kushton vajtje-ardhje 70 euro. “Kur të mbërrij do të jem shumë e lodhur. Herën e fundit isha e çlodhur, sepse udhëtova me tren dhe fjeta në hotel. Por unë nuk mund të jap çdo herë 200 euro, vetëm sa për të marrë pjesë në një provim”, tregon Fiorella Talo, përcjell albinfo.ch.
Ky turizëm i llojit të veçantë është kthyer në gjë të zakonshme në Itali. Të gjithë udhëtarët kanë një dëshirë: Të kenë një punë fikse!
Torino në mëngjes. Pesëmijë vetët që kanë ardhur nga larg dhe kanë kaluar natën këtu janë mbledhur në një sallë sporti të marrë me qira. Aty fillon lufta për të zënë pesë vendet e hapura të punës. Brenda pak orësh ata duhet të kalojnë dy teste. Në jug të Italisë një ndër dy të rinj është i papunë. Kjo i detyron të rinjtë nga Mezoxhorno që të vijnë deri këtu.
200.000 italianë janë larguar vitin e fundit jashtë vendit. Antonella Jovine nuk do të largohet. “Udhëtimi i shpresës” thotë ajo është në fakt shprehje dëshpërimi. Kush e përjeton atë e kupton pak atë që ka ndodhur me rezultatin e zgjedhjeve në mars të këtij viti – protestën masive të shumë italianëve që kërkojnë ndryshime me çdo kusht.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik