Bota
Papa vendos në ankand Lamborghinin e ri të cilin e mori dhuratë
Papa Françeskut sot i janë dhuruar çelësat e një Lamborghini Huracan të ri nga zyrtarët e makinës luksoze të makinave.
Megjithatë, makina e versionit special do të vihet në ankand në Londër dhe të ardhurat nga shitja do të shkojnë për bamirësi në emër te Papa Françeskut.
Papa Françesku e bekoi makinën dhe e nënshkroi kofanon pasi e mori atë pranë shtëpisë së tij Casa Santa Maria, transmeton Albinfo.ch.
Me përfaqësimin e ngjyrave të Papës, e bardha me hollësi ngjyrë ari, çmimi bazë i Lamborghini Huracan zakonisht fillon me 183.000 euro, por makina e bërë special për Papën duhet të sjellë më shumë në ankand.
Një deklaratë nga Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë tha se disa nga të ardhurat do të shkojnë drejt rindërtimit të shtëpive, kishave dhe ndërtesave publike në Ninevë të Irakut. Këto fonde, thuhet në deklaratë, do të ndihmojnë të krishterët që kanë marrë strehim në Kurdistan “që më në fund të kthehen te rrënjët e tyre dhe të rimarrin dinjitetin e tyre”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik