Kriza në Ukrainë
Papa tregon se kur përfundon lufta në Ukrainë
Kreu i Vatikanit ka shprehur gatishmërinë e tij për të udhëtuar personalisht drejt Moskës, për t’u takuar me presidentin Putin për të diskutuar për përfundimin e luftës.
Gjatë një interviste për mediat italiane, Papa Françesku ka zbuluar dhe një bisedë me kryeministrin hungarez, Victor Orban, me të cilin ka diskutuar se kur mund të marrë fund lufta në Ukrainë.
Ati i Shenjtë tregon se Orban i ka thënë se presidenti rus ka planifikuar me detaje çdo gjë rreth operacionit special në Ukrainë, i cili mund të marrë fund më 9 maj në Ditën e Fitores.
“Orban, kur e takova, më tha se rusët kanë një plan, se gjithçka do të përfundojë më 9 maj. Kjo shpjegon gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të luftimeve të këtyre ditëve. Sepse tani nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po i heq portin e Detit të Zi nga Ukraina, është gjithçka”, u shpreh Papa.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë