Bota
Papa: “Në emër të Zotit, ndaleni luftën!”
Në një postim në Twitter kreu i Kishës Katolike ka shkruar: “Mendoni veçanërisht për fëmijët, për ata që janë të privuar nga shpresa për një jetë dinjitoze..."
Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe ka vënë në dukje me këtë rast vuajtjet e fëmijëve.
Në një postim në Twitter kreu i Kishës Katolike ka shkruar: “Kurrë më luftë! Mendoni veçanërisht për fëmijët, për ata që janë të privuar nga shpresa për një jetë dinjitoze: fëmijët e vdekur ose të plagosur, jetimët; Fëmijët me lodra të mbetura nga lufta… Për hir të Zotit ndaleni luftën!”.
Vatikani angazhohet për një armëpushim dhe ofron të ndërmjetësojë mes ukrainasve dhe rusëve agresorë, transmeton albinfo.ch.
“Lufta është çmenduri, ajo duhet të marrë fund!”, ka thënë për platformën Vatican News, Sekretari Kardinal i Shtetit Pietro Parolin, numri dy i Shtetit të Papës.
“Ne do të duhet të kishim zemra prej guri për të mbetur të paprekur dhe për të lejuar që të vazhdojë ky shkatërrim dhe këta lumenj gjaku dhe lotësh”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave