Gruaja

Papa Françesku vendos ta shenjtërojë personalisht Nënë Terezën

I pari i Kishës Katolike ka vendosur që ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, që bëhet më 4 shtator në Katedralen e Shën Pjetrit në Romë, ta drejtojë personalisht

Papa Françesku ka vendosur që ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, që bëhet më 4 shtator në Katedralen e Shën Pjetrit në Romë, ta drejtojë personalisht. Kështu bën të ditur qendra e Vatikanit dhe përcjell katholic.de.

Në vazhdim, portali përshkruan jetën e Gonxhe Bojaxhiut,  motrës shqiptare të nderit të njohur në gjithë botën.

E lindur në Shkup në vitin 1910, murgesha dhe shqiptarja më e njohur në botë ka qenë fituese e çmimit Nobel në vitin 1978 ndërsa në vitin 2003, gjashtë vjet pas vdekjes, është shpallur «e lume» nga Papa Gjon Pali i Dytë. Ky ka qenë hapi i parë drejt shpalljes së shenjtë.

Popullaritetin e saj në botë Nënë Tereza e ka arritur gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar me ndihmën e pakursyer dhënë më të varfërve nga më të varfrit në Kalkuta të Indisë përmes urdhrit të njohur si «misionaret e dashurisë».