Lajme

Papa Françesku, thirrje për paqe në Lindjen e Mesme

Papa Françesku në mesazhin e tij të Krishtlindjeve ka bërë thirrje për paqe të menjëhershme në Rripin e Gazës dhe kthim në tryezën e bisedimeve.

Ndër të tjera ai ka kërkuar fundin e luftës në Lindjen e Mesme.

“Unë ju lutem që të ndalen operacionet ushtarake me pasoja të tmerrshme në viktima të civilëve të pafajshëm. Dhuna dhe urrejtja nuk nxiten më tej, por zgjidhet çështja palestineze me një dialog të drejtë dhe këmbëngulës mes palëve, që mbështetet nga një vullnet i fortë politik dhe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare”, tha kreu i kishës katolike në sheshin e Pjetrit në Romë, përcjell albinfo.ch.

Tutje ai ka kërkuar nga Hamasi lirimin e të gjitha pengjeve, ndërsa sulmin e Hamasit më 7 tetor ai e ka quajtur të neveritshëm dhe nga Izraeli kërkoi të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza, raporton DW.

Ndryshe, kreu i kishës katolike bëri thirrje për paqe edhe në rajone të tjera ku luftohet, si në Ukrainë, Siri dhe Afrikë.