Futboll

Panucci shpall listën për miqësoren me Kosovën në Cyrih

Nuk grumbullohet Armando Sadiku, debutojnë Sindrit Guri dhe Egzon Binaku

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka bërë publike sot listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor), raporton FSHF.

Janë 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Cyrih, përcjell albinfo.ch.

Spikasin në këtë listë hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos.

Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për t’u grumbulluar për këto dy ndeshje.

Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Cyrih, më 29 maj, në orën 20:00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor.

Lista e plotë e Panuccit:

Portë: Berisha, Strakosha, Hoxha

Mbrojtje: Hysaj, Lika, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Mavraj, Binaku, Memolla

Mesfushë: Ramadani, Qaka, Ndoj, Lilaj, Roshi, Lenjani, Vajushi, Gavazaj

Sulm: Abazaj, Manaj, Balaj, Cikalleshi, Guri