Futboll
Panucci e përzë Strakoshën për arsye banale
Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, është pezulluar dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet e këtij muaji kundër Turqisë e Andorrës.
Portieri kuqezi luajti këtë të diel me Lazion, kundër Parmas, me sfidën që përfundoi rreth orës 17:00, ndërsa më pas duhej të nisej direkt për në Tiranë.
Një vonesë bëri që Strakosha të mos e kapë dot avionin dhe për pasojë ka telefonuar trajnerin Christian Panucci, por ky i fundit i ka thënë të mos vijë fare në Shqipëri, nëse nuk paraqitet sipas planit, raporton “Panorama-Sport”.
Një ngjarje e rëndë, që nuk ndodh në kombëtare të tjera, por Panucci e justifikon me dëshirën për të vendosur disiplinë të hekurt në kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Në vend të Strakoshës do të jetë Gentian Selmani, portieri i Laçit, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e kombëtares.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë